Kampionati elitar futet në vlugun e madh të ndeshjeve, derisa kalendari rezervon përballje tejet të nxehta në muajin mars.
Gazeta “Sheshi” ka siguruar ekskluzivisht orarin e katër xhirove të radhës në Superligë, si dhe të ndeshjeve të çerekfinales së Kupës së Kosovës.
Nga ditët e para të muajit mars, deri në fundin e saj, skuadrat elitare do të jenë të impenjuara me ndeshje kampionale dhe të kupës, teksa më pas vjen pushimi dy javor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
Ndeshjet e xhiros së 23-të zhvillohen në vikendin e ardhshëm, teksa spikat derbi ndërmjet Feronikelit dhe Dritës.
Në mesjavë do të zhvillohet super derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit në kuadër të xhiros së 24-të, ndërsa menjëherë vazhdohet me ndeshjet e xhiros së radhës në fundjavë. Derbi kryesor pritet të jetë ai ndërmjet Ballkanit dhe Dritës.
Në mesin e muajit mars në mesjavë zhvillohen ndeshjet e çerekfinales së Kupës së Kosovës, ndërkohë menjëherë më pas vazhdojnë ndeshjet e xhiros së 26-të.
Gazeta “Sheshi” ju sjell orarin e plotë për katër ndeshjet e Superligës dhe Çerekfinaleve të Kupës së Kosovës:
Xhiro 23-të (05/06/07.032021) Vikendi

E premte (05.03.2021)
Besa – Trepça ’89 13:00
E shtune (06.03.2021)
Prishtina – Llapi 13:00
Gjilani – Arbëria 13:00
E diel (07.03.2021)
Feronikeli – Drita 13:00
Ballkani – Drenica 13:00
Xhiro 24-të (10/11.2021) Mesjavë

E mërkurë (10.03.2021)
Trepça ’89 – Feronikeli 13:00
Llapi – Drenica 13:00
Prishtina – Besa 13:00
E enjte (11.03.2021)
Drita – Gjilani 13:00
Arbëria – Ballkani 13:00
Xhiro 25-të (13/14/15.03.2021) Vikend

E shtune (13.03.2021)
Feronikeli – Prishtina 13:00
Besa – Llapi 13:00
E diel (14.03.2021)
Ballkani – Drita 13:00
Gjilani – Trepça ’89 13:00
Drenica – Arbëria 13:00
Kupa Çerekfinale (17/18.03.2021) Mesjavë

E mërkurë (17.03.2021)
Feronikeli – Prishtina 13:00
Dukagjini – Drenica 13:00
E enjte (18.03.2021)
Trepça ’89 – Llapi 13:00
Istogu – A&N 13:00
Xhiro 26-të (21/22/03.2021) Vikendi

E shtune (20.03.2021)
Drita – Drenica 13:00
Besa – Feronikeli 13:00
E diel (21.03.2021)
Prishtina – Gjilani 13:00
Trepça ’89 – Ballkani 13:00
Llapi – Arbëria 13:00
Më pas vjen pushimi dy javor për shkak të ndeshjeve kualifikuese të kombëtareve.
/Gazeta Sheshi/