EKSKLUZIVE: Mevlan Zeka dakordohet me Ballkanin, prezantimi bëhet më 1 gusht!

Mevlan Zeka do të jetë futbollisti më i ri i Klubit Futbollistik “Ballkani” që nga data 1 gusht, raporton ekskluzivisht Gazeta “Sheshi”.

Sulmuesi gjakovar njoftoi minuta më parë për ndarjen me Feronikelin pas dy vitesh e gjysmë bashkëpunimi, ndërkohë që tashmë veçse ka arritur marrëveshje me finalistin e fundit të DigitAlb Kupës.

Siç mëson Gazeta “Sheshi” ai pritet që të ‘firmos’ zyrtarisht të shtunën më 1 gusht dhe do të prezantohet për “Xhebrailat”.

Tetë gola dhe dy asistime në 16 ndeshje të zhvilluara këtë edicion, teksa tashmë njofton se edhe zyrtarisht i erdhi fundi kësaj aventure.

Në të kaluarën Zeka ishte gjithashtu pjesë e Lirisë nga Prizreni dhe Vëllaznimit.

Gazeta “Sheshi” merr vesh se Ballkani do të zyrtarizojë edhe disa marrëveshje gjatë javës.

/Gazeta Sheshi/