EKSKLUZIVE: Menaxhimi i stadiumit të kryeqytetit i kushtueshëm, ja sa do jetë kostoja totale dhe numri i punëtorëve

Stadiumi i kryeqytetit është futur në fazën finale të punimeve nga renovimi. Një sfidë tjetër do jetë edhe menaxhimi i këtij impianti, i cili pritet të jetë “shtëpia” kryesore e Kombëtares së Kosovës, megjithëse do jetë e detyruar të pagujë për shfrytëzimin e saj, raporton Gazetasheshi.com.

Siç merr vesh Gazetasheshi.com Komuna e Prishtinës është në fazën e përzgjedhjes së emrave të personelit që do merret me menaxhimin e stadiumit.

Të gjitha ekipet, përfshirë edhe Kombëtaren e Kosovës do të jenë të detyruara të paguajnë për shfrytëzimin e stadiumit, pra zhvillimin e ndeshjeve. Madje as edhe seancat stërvitore nuk do të mund të zhvillohen në këtë stadium, i cili do e marr licensen e përdorimit të kategorisë së katërt nga UEFA.

Image result for stadiumi i prishtines

Burime të Gazetasheshi.com kanë zbuluar edhe koston për menaxhimin e stadiumit të kryeqytetit, e cila për muaj pritet të shkojë deri në 16-17 mijë euro.

Vetëm për ngrohje do të jetë një kosto shumë e lartë duke marrë parasysh çmimin prej 0,70 cent për metër katrorë, ndërkohë që në gjithë impiantin do jenë 8800 metra katrorë për ti futur në sistemin e ngrohjes.

Për menaxhimin e këtij stadium do të punësohen 18 punëtorë, ndërkohë nuk do lejohet që hapsirat përreth stadiumit të lëshohen për qëllime afariste (nuk do të ketë të hyra prej qirasë së lokaleve)

/Gazeta Sheshi/