EKSKLUZIVE: Llapi gjen portier, gati nënshkrimin me një polak

Pas prishjes së marrëveshjes me Eglant Haxhon, Llapi ishte vënë pas një portieri.

Pas shumë angazhimesh duket se është gjetur zgjidhja, por jo në vendet për rreth, po në Poloni.

Bëhet fjalë për portierin 21 vjeçar, Piotr Gorczyca, që në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Olimpia Zambrow.

Klubi është pjesë e kategorisë së tretë të futbollit polak, ku ai ka mbrojtur në disa ndeshje.

Gazeta Sheshi mëson se marrëveshja mes palëve është arritur dhe pritet zyrtarizimi në këto ditë.

Related image

Portieri ka bërë karrierë edhe në Gjermani te Hassen Kassel.

Nga Llapi janë larguar disa lojtarë, por që janë zëvendësuar me emra si Sabino Plaku dhe Labinot Osmani. /Gazeta Sheshi/