EKSKLUZIVE: Llapi arrinë marrëveshje me futbollistin e Bylysit, prezantimi çështje ditësh

Klubi Futbollistik “Llapi” nuk ka të ndalur në afatin kalimtar të verës. Pas prezantimit të ‘firmave’ të vazhdimit me Elvis Prençin dhe Arbnor Ramadanin, klubi nga “Zahir Pajaziti” prezantoi edhe mbrojtësin nga Shqipëria, Eglentin Gjoni dhe ‘gardianin’ Loris Kikkri.

Por, siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta “Sheshi”, llapjanët do të bëjnë një tjetër ‘goditje’ nga Kategoria Superiore. Bisedimet me futbollistin Ardit Peposhi duket se kanë rezultuar të suksesshme dhe alo mbrojtësi i majtë do të jetë pjesë e “Legjendave” nga edicioni i ardhshëm.

27 vjeçari ishte pjesë e Bylysit nga Ballshi në edicionin e fundit, teksa ishte njëri nga futbollistët më të mirë të ‘mallakastriotëve”. Në 29 ndeshjet zyrtare në kampionat shënoi dy gola dhe shërbeu katër herë për bashkëlojtarët e tij.

Peposhi është produkt i akademisë së Partizanit të Tiranës, ndërkohë karrierë ka bërë edhe te klubet Tirana, Teuta, Korabi, Kukësi dhe së fundmi Bylysi. Në palmaret e tij ai numëron dy trofe, atë të Kupës së Republikës dhe të Superkupës.

Prezantimi i Peposhit në “Zahir Pajaziti” pritet që të bëhet javën e ardhshme.

/Gazeta Sheshi/