Ekskluzive: Hashani lë Lirinë, i bashkohet Dritës në Ohër

1455

Njëri nga futbollistët më të mirë të Dritës edicionin e kaluar, Erdin Hashani i është rikthyer kësaj skuadre anipse kishte arritur marrëveshje me Lirinë, madje edhe kishte nënshkruar kontratë.

Mbrojtësi prishtinas ka munguar në dy stërvitjet e fundit të ekipit prizrenas dhe siç merr vesh Gazeta Sheshi, i është bashkuar Dritës në Ohër.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat ditëve në vijim dhe nëse Hashani do të ketë të drejtë të luajë për Dritën.