Ekskluzive: Hajvalia lë në rrugë transferin nga Shqiperia!

Lorik Arifi javë më parë arriti marrëveshje me Hajvalinë duke u prezantuar si futbollist i kësaj skuadre. Por klubi kryeqytetas nuk ka treguar aspak mëshirë për futbollistin e ri, duke e larguar vetëm pak ditë para fillimit të edicionit të ri, shkruan Gazeta Sheshi.

Arsyeja e largimit të futbollistit i cili erdhi nga Vllaznia e Shkodrës është mjaft interesante. Lojtari ka thënë se për interesa personale ështe larguar nga klubi.

“Pasi arrita marrëveshje dhe kalova disa javë te Hajvalia, nuk e prita se do të ndodhte një gjë e tillë. Më kërkuan mjete për të qëndruar në klub. Une jam futbollist dhe dua të fitoj dhe jo të jap. Pas gjithë kësaj historie ata vendosën të më largojnë”, theksoi Arifi për Gazetën Sheshi.

13631641_1119136911492013_8894133474014258058_n

Mirëpo për fat futbollisti ka gjetur menjëherë angazhim duke u transferuar tek skuadra e Trepçës.

11062783_909562839101396_6194501051135934394_n

/Gazeta Sheshi/