EKSKLUZIVE: Goditje e madhe e Feronikelit në ditën e fundit, nënshkruan me yllin e Dritës

Feronikeli e ka pasuruar organikën e skuadrës me mesfushorin sulmues, Haxhi Nezirajn, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com.

Futbollisti i njohur në dy vitet e fundit ka qenë pjesë e Dritës, ku ishte kthyer në një nga lojtarët kryesor.

Neziraj ka nënshkruar për një vit me Feronikelin.

Ai te kampionët aktual të Kosovës pritet të prezantohet gjatë ditës.

Feronikeli më parë e ka ofruar edhe Argjend Malajn, Besmir Bojku dhe Milos Krokotic.

/Gazeta Sheshi/