EKSKLUZIVE: Gjilani transferon ish-futbollistin e Kukësit

Sport Klub “Gjilani” ka arritur marrëveshje me mesfushorin brazilian Jefferson Lopes dhe prezantimi i tij pritet të ndodh brenda orëve të ardhshme, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com.

Drejtuesit e klubit kuqebardh kanë arritur marrëveshje me futbollistin që luan në rolin e mesfushorit defansiv për një vit.

Jefferson Francisco Marques Lopes është emri i plotë i brazilianit 28 vjeçarë që pritet të shijojë një aventurë të re në kampionatin kosovar pas kampionatit brazilain dhe atij shqiptar.

/Gazeta Sheshi/