EKSKLUZIVE: Gjilani dakordohet me Arbër Çyrbën, futbollisti zyrtarizohet gjatë orëve në vijim

Sport Club “Gjilani” pritet që në orët në vazhdim ta shpërthej ‘bombën’ e radhës në këtë afat kalimtar.

Gazeta “Sheshi” merr vesh se bëhet fjalë për futbollistin, Arbër Çyrbja.

Sulmuesi anësor së fundi ka qenë pjesë e Teutës së Durrësit.

Kujtojmë që anësori ka vite që kërkohet nga disa klube në Superligën e Kosovës.

26-vjeçari më parë ka luajtur edhe për skuadrën e Kukësit, Elbasanit.

Vlera e tij në treg sipas ‘transfermarkt’ është 225.000 euro.

Gjate orëve të fundit të afatit kalimtar të verës, ‘kuqbardhët’ priten t’i zyrtarizojnë edhe disa futbollistë.

Më poshtë mund t’i shikoni disa nga cilësitë e futbollistit.

/Gazeta Sheshi/