EKSKLUZIVE: Futbollistët e KF Ferizaj futen në bojkot, e konfirmon edhe kapiteni i skuadrës!

Plas te Ferizaj! Kaos total në klubin që pak ditë më parë u privatizua nga disa investitorë anglez me në krye Brian Deane, i cili së bashku me Benjamin James Rees dhe Oliver Codrington kanë marrë 51% të aksioneve të klubit, ndërkohë pjesën tjetër e morën investitorët vendor, shkruan Gazetasheshi.com.

Situata është tejet kaotike pasi që investitorët anglez po vonohen shumë me procedura administrative, derisa durimit tashmë i erdhi fundit.

Dita e premte ishte dita vendimtare për të ardhmen e klubit dhe futbollistëve, por drejtuesit e klubit kanë vënë sërish një afat të rradhës deri në realizimin e kërkesave.

Por, siç mëson ekskluzivisht Gazeta SHESHI, futbollistët nuk do ta presin fare ditën e diel pasi që edhe zyrtarisht janë futur në bojkot deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Kjo është konfirmuar edhe nga kapiteni i skuadrës Egzon Shabani, i cili i tha Gazetës SHESHI se besimi tashmë është humbur.

“Po është e vërtetë që jemi futur në bojkot dhe nuk do të paraqitemi në stërvitje për shkak të mos seriozitetit të invesitorëve anglez, pasi që nuk i kanë realizuar premtimet e tyre. E premtja ishte dita kur është dashur të na kryhen të gjitha obligimet dhe ti nënshkruajm kontratat e reja me të cilat jemi dakorduar me kryetarin e klubit Mustaf Graincën dhe drejtorin e klubit Nadir Haxhimusa”, deklaroi fillimisht Shabani.

Egzon Shabani, kapiten i KF Ferizaj

Ai po ashtu kërkoi që në klub të rikthehen investitorët vendor, pasi që besimi te anglezët është zbehur.

“Ne lojtarët po kërkojmë që të rikthehet bordi dhe kryesia e kaluar. Të meren masa ndaj këtij mos serioziteti të investitorëve anglez, pasi që besimi që ne kishim për ta tani veçse është humbur. Gjithashtu ne si lojtar i dëshirojmë përsëri donatorët që e kanë mbajtë ‘gjallë’ klubin tonë për shumë vite”, mbylli Shabani.

Gazeta SHESHI kishte raportuar ekskluzivisht për problemet e KF Ferizajt me organizim që nga dita e parë e përgatitjeve.

Madje ferizajasit e anuluan miqësoren me Drenicën për shkak të mungesës së fondeve për të udhëtuar drejt Skenderajt.

LEXO gjithashtu edhe:

LAJM I FUNDIT: Anulohet stërvitja e fundit e Ferizajt, klubi në “kaos”

/Gazeta Sheshi/