EKSKLUZIVE: Besar Musolli edhe një vit te Kukësi, ja si rinovoi “pa dashje”

Besar Musolli është paraqitur në seancat stërvitore te Kukësi pas disa ditë mungesash, shkruan Gazetasheshi.com.

Futbollistit llapjan i kishte skaduar kontrata me Kukësin në fundin e këtij kampionati, por që futbollisti nuk kishe bërë me kohë tërheqjen e dokumentave nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe në bazë të rregullores së garave kontrata rinovohet me klubin aktual në mënyrë automatike.

Besar Musolli është rikthyer në stërvitje te FK Kukësi

Musolli ishte i shumëkërkuar në Kosovë, saktësisht nga ekipin e Gjilanit që i kishte ofruar çekun e bardhë kapitenit të Kukësit vetëm e vetëm për tu transferuar te “kuqbardhët”.

Madje, kjo u konfirmua edhe nga presidenti i klubit Florim Zuka, i cili deklaroi muaj më parë se Gjilani është e interesuar për Musollin.

 

Gjilani ishte në pritje të Musollit, por rikthimi i tij në seancat stërvitore te Kukësi dhe konfirmimi për të qëndruar edhe një vit te Kukësi tashmë detyron drejtuesit e klubit “kuqebardh” që të kërkojnë një emër të ri për mesfushën e tyre.

Gjithsesi për Musollin dyert te Gjilani mbeten të hapura duke marrë parasysh edhe afërsinë e tij me presidentin e klubit Florim Zuka.

/Gazeta Sheshi/