EKSKLUZIVE: Armend Rugji zbulon për “Sheshin” skuadrën e re

Armend Rugji më parë ka njoftuar edhe zyrtarisht për largimin nga skuadra e Ballkanit.

Tashmë portieri i mirënjohur kosovar do t’i mbrojë ngjyrat e skuadrës prizrenase, KF Liria, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com

Lajmin për aventurën e re të Rugjit e ka konfirmuar vetë portieri duke thënë që tashmë është gjithçka zyrtare dhe se zyrtarizmi është çështje kohe.

“Jam dakorduar me skuadrën e Lirisë. Tashmë do t’i mbrojë ngjyrat e qytetit të lindjes”, ka thënë Rugji për Sheshin.

Kujtojmë që Rugji ka qenë ndër më meritorët për inkuadrimin e Ballkanit vite më parë në Superligën e Ksovovës.

Kurse, tashmë synimi i portierit është të inkuadrohet me skuadren e Lirisë në Superligë.

/Gazeta Sheshi/