Ekipi i Liverpool-it që e bën të qaj e të lumturohet djalin e aktorit kosovar

Liverpool mposhti Barcelonën me rezultat 4-0 dhe u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve për herë të dytë radhazi.

Ekipi anglez ka një tifoz të zjarrtë kosovar, e ky është Blini, djali i aktorit të njohur Fisnik Ademi.

Aktori ka kapur dy momente të djalit të tij, atë të ndeshjes së kaluar ku shihet Blini duke qajtur pas humbjes së ekipit të tij të zemrës ndaj Barcelonës dhe gëzimit të sotëm pas triumfit të Liverpoolit.

Madje Fisi i ka uruar Blinit fitoren e ekipit të tij të shpirtit që e bën të qaj e të lumtur sa herë që është në fushë.