Eintracht Frankfurt i vazhdon kontratën lojtarit që vuan nga kanceri

145

Klubi gjerman ka vendosur që të vazhdojë bashkëpunimin me ish-kapitenin, Marco Russ, ndonëse ky i fundit është duke u shëruar nga kanceri.

Para disa muajsh, mbrojtësi 31-vjeçar ishte diagnostifikuar me kancer dhe menjëherë i është nënshtruar operimit dhe më pas kimioterapisë për të larguar plotësisht tumorin.

Përkundër situatës në të cilën është lojtari, klubi ka njoftuar se ai do të jetë pjesë e Frankfurtit deri më 2019.

Pas vazhdimit të kontratës, Russ ka njoftuar se do të kthehet në stërvitje në fillim të vitit 2017.

“Jam i lumtur dhe të njëjtën kohë krenar që më është dhënë mundësia të luaj për Frankfurtin deri më 2019”.

“Dua të falënderojë të gjithë në klub që më japin besim të madh për t’u kthyer më i fortë, ndonëse e dinë situatën time”, ka deklaruar Russ.