“Edon Zhegrova nuk do t’i frikësohej as Roberto Carlosit”

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje këtë muaj për eliminatoret e Kampionatit “Euro 2020”.

Fillimisht, më 7 shtator, Kosova e pret Republikën e Çekisë në Prishtinë, derisa tri ditë më vonë i shkon Anglisë në Southampton.

Në lidhje me ndeshjet e radhës të Kosovës ka folur edhe trajneri kosovar Arsim Plepolli. Ish-futbollisti i njohur kosovar thotë se nuk duhet bërë presion ndaj Challandes.

“Nuk duhet t’i bëjmë presion trajnerit Bernard Challandes për ftesat, ai e di punën e tij. Jemi skuadra e parë në botë me këtë ecuri pa humbje”, tha Arsim Plepolli në emisionin “Arena Sportive”.

“Ai ka besim të madh edhe Edon Zhegrova, i cili është lojtar i madh sepse nuk do t’i frikësohej as Roberto Carlosit”, theksoi ai.

“Çfarë më lë përshtypje është grupi i Kosovës, të cilët janë të bashkuar”, vlerësoi Plepolli.

“Nëse e mposhtim Çekinë, nuk do ta kemi problem vendin e dytë. As Anglia nuk do ta ketë lehtë ndaj nesh në Prishtinë”, shtoi Plepolli.