Edon Zhegrova i ka dy fjalë për tifozët

Mesfushori kosovar i ka falënderuar të gjithë për përkrahjen, në barazimin 2:2 ndaj Danimarkës

Edon Zhegrova nuk e kishte natën e tij mbrëmë.

Mesfushori kosovar pati paraqitje të zbehtë në pjesën e dytë në miqësoren ndaj Danimarkës, e cila përfundoi 2:2.

Madje, ai gaboi në momentin kur për danezët u akordua penallti, të cilën në gol e shndërroi Christian Eriksen.

Anësori i krahut të djathtë e ka bërë një postim në Instagram pas ndeshjes, përmes së cilit i kishte dy fjalë për tifozët, të cilët megjithatë kanë mbetur të dëshpëruar me paraqitjen e tij.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e jashtëzakonshme. Ne do të vazhdojmë”, ka shkruar futbollisti i ri i Baselit.