Edicioni i ri i femrave nis me super-derbi

172

Në fundjavë do të startojë edicioni i ri i Superligës së femrave, derisa dje është tërhequr edhe shorti.

Kësisoj, që në xhiron e parë do të ketë një super-derbi. Kampioni në fuqi dhe fituesi i Kupës, Hajvalia do të ndeshet me ndjekësin kryesor, Mitrovicën. Edhe në edicionin e ri këto dy ekipe pritet ta kenë fjalën kryesore, shkruan Gazeta Sheshi.

Ndërkohë, e veçantë e këtij edicioni është se numri i skuadrave është rritur me Ditën dhe Baselin që garojnë për herë të parë nën ombrellën e FFK-së dhe Kaçanikasen e rikthyer në gara.

Superliga e femrave – Java 1 

Kaçanikasja – Dukagjini

Ulpiana – Dita

Intelektualet – Kosova (P)

13 Qershori – Vizioni

Mitrovica – Hajvalia

Baseli – Llapi