Edicioni i ardhshëm i Big Brother në vjeshtë

86

Ndonëse ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht, qarkullojnë zëra se në shtator mund të fillojë edicioni i radhës nga “Big Brother”.

Në rrjetet sociale janë ngritur pikëpyetje nëse do të ketë këtë vit “Big Brother” apo jo.

“Big Brother” do të rikthehet për publikun në sezonin e ri të vjeshtës 2016-2017. Organizatorët, për shkak të programacionit të ngjeshur, kanë vendosur ta shtyjnë këtë “reality show” për në muajin shtator. “Panorama” raporton se në këtë format do të ketë edhe ndryshime rrënjësore, duke u bazuar dhe në shikueshmërinë e këtyre viteve.

Produksioni është në diskutime për të sjellë këtë herë një “reality show” me VIP-a, duke menduar të izolojnë në shtëpi personazhet më të pëlqyer të momentit.

Në këtë version ndryshe të spektaklit, njerëzit e njohur në fusha të ndryshme do të sfidojnë njëri-tjetrin me anë të pikave më të forta që kanë, në atë çfarë dinë të bëjnë më mirë jashtë skenës. /albeu.com/