Edhe Zeqiri vazhdon me Llapin

Përfundimi i edicionit në Superligë nuk solli lajme të mira për Llapin, pasi shumë futbollistëve iu përfunduan kontratat dhe të njëjtit kishin oferta nga ekipe tjera elitare.

Mirëpo, dalëngadalë Llapi po konsolidohet dhe po vazhdon me të gjithë emrat që janë në planet e trajnerit Tahir Batatina.

I fundit që ka zgjedhur t’i mbetet besnik Llapit është mesfushori, Edon Zeqiri, njëri nga futbollistët kryesor të këtij ekipi në edicionin e kaluar, shkruan Gazeta Sheshi.

Zeqiri ka vazhduar bashkëpunimin me klubin edhe për një vit. Ai pati disa oferta nga Superliga.