Edhe Prishtina me premia, kjo është shuma për futbollistët në rast fitoreje

Krahas Llapit, edhe futbollistët e Prishtinës do të kenë premia në rast të fitores së sotme ndaj Llapit.

Siç merr vesh Gazetasheshi.com, nëse lojtarët arrijnë t’i ndalin të tri pikët në shtëpi, do të përfitojnë afërsisht një mijë euro.

Në total, klubi do të japë rreth 15 mijë euro për lojtarët dhe stafin në rast të triumfit.

Gjithsesi, në këtë aspekt Llapi është treguar më i fuqishëm, pasi ka premtuar 20 mijë euro. /Gazeta Sheshi/