Edhe një yll i madh i bashkohet Kosovës

320

Atdhe Nuhiu ka vendosur të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Lajmin për vendimin e 27-vjeçarit e ka bërë të ditur të hënën trajneri i Përfaqësues së Kosovës, Muharrem Sahiti, shkruan sot Koha Ditore.

Trajneri Sahiti ka thënë se Nuhiu të hënën ka qëndruar në Prishtinë kur edhe ka nisur procedurat për pajisje me pasaportë të Kosovës. Nuhiu i lindur në Prishtinë ka qenë pjesë e ekipit U-21 të Austrisë.

Nuhiu në dy ndeshje për U-20 të Austrisë ka shënuar një gol, kurse ka luajtur edhe një ndeshje për U-19. Sulmuesi aktualisht është futbollist i English Championship, Sheffield Wednesday.