Edhe një seancë e Kuvendit pa opozitën

115

Sot mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët do të kenë para vetës 8 pika të rendit të ditës, duke përfshirë këtu edhe shqyrtimin e rekomandimit të Organit Përzgjedhës të Pavarur për emërimin e anëtarëve në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

As në këtë seancë, opozita nuk do të marrë pjesë. Ajo në shenjë proteste, vazhdon të bojkotojë seancat e Kuvendit të Kosovës. Opozita vazhdon të kërkojë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pasi sipas tyre, Qeveria nuk ka legjitimitet.

Rendi i ditës

1. Votimi i Projektligjit nr. 05/L-091 për mbrojtjen nga zhurma.

2. Votimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me mbikëqyrjen buxhetore të Skemës së Ndihmës Sociale për periudhën 2013-2015.

3. Votimi i Raportit të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2014.

4. Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejta dhe Interesa të Komuniteteve dhe Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Fshatin Hoçë e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit.

5. Shqyrtimi i rekomandimit të Organit Përzgjedhës të Pavarur për emërimin e anëtarëve në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.05/L-064 për patentë shofer.

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-07 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-31 për Procedure e Përgjithshme Administrative./KosovaPress/