Edhe një kosovar pjesë e historisë së Leicesterit (Foto)

152

Leicester City po shkëlqen këtë sezon në Premierligë. Ekipi i Claudio Ranierit është afër që të shpallet kampion në njërën nga ligat më të forta evropiane.

Para gjashtë viteve, gjatë sezonit 2009–2010, pjesë e kësaj skuadre ishte mesfushori kosovar, Astrit Ajdareviç.

Kosovari me shtetësi suedeze te kjo skuadër ishte transferuar si huazim për një sezon nga Livrpooli.

Ish anëtari i Norrköpingut, Standard Lieges, Charlton Athletic, Helsingborgut dhe Oebro ka luajtur vetëm pesë ndeshje me Leicester City, e cila në atë kohë bënte gara në League One (Liga e tretë).