Edhe Ismet Munishi ka një mesazh për gazetarin Andi Bushati nga Shqipëria

Trajneri i njohur kosovar Ismet Munishi i është përgjigjur gazetarit Andi Bushati nga Shqipëria, i cili kishte kritikuar ashpër futbollistin Milot Rashica për zgjedhjen që kishte bërë duke vendosur kështu ti bashkohet Kosovës, shkruan Gazeta Sheshi.

“Andi Bushati , ti nuk je kredibil me fol per Milot Rashicen , nuk je kredibil me na majte ligjerata patriotike……… Ne shikim te pare dukesh sikur milioner nashta edhe je sepse raca jote eshte shume e menqur….. Derisa politikanet e mashtrojne popullin ti i mashtron politikanet duke u ba avokat i tyre neper debate televizive e shkrime ne gazeta e portale dhe ata te pagujne shume mire… Po kesaj radhe kush e pagoi faturen qe te hedhesh balt mbi Milotin qytet dhe Milot Rashicen yllin e futbollit…”, ka shkruar Munishi në llogarinë e tij zyrtare.