Edhe estrada në mbështetje të Përfaqësueses së Kosovës (FOTO LAJM)

Përfaqësuesja e Kosovës ndodhet në prag të dy ndeshjeve të muajit tetor, ndërkohë që mbështetja për “Dardanët” sa vjen e shtohet.

Futbollistët kanë marrë gjithë ngrohtësinë e nevojshme përpara këtyre dy ndeshjeve, teksa nuk kanë munguar as artistët e estradës për ti dhënë mbështetje morale dhe fizike atyre, transmeton Gazetasheshi.com.

Këngëtarja i njohur kosovar Ermal Fejzullahu ka hedhur një imazh në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram” së bashku me kapitenin Samir Ujkani teksa ka shkruar:

“Forca kapiten”.

Në mbështetje të Përfaqësueses dardane kanë qenë vazhdimisht edhe shumë yje të tjerë të estradës përfshirë edhe kastën e aktorëve.

Kosova të enjten më 10 tetor zhvillon fillimisht ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit, ndërkohë pas katër ditësh në “Fadil Vokrri” pret Malin e Zi në kuadër të ndeshjes kualifikuese për “EURO 2020”.

/Gazeta Sheshi/