Edhe City në garë për Aubameyangun

109

Pierre Emerick Aubameyang është bërë padyshim sulmuesi më i kërkuar në Evropë.

Futbollisti më i mirë i vitit të kaluar në Afrikë ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm me Dortmundin.

Kështu në garë për të janë futur skuadrat e mëdha evropiane si Real Madrid, Manchester United, Arsenal , Paris Saint Germain dhe së fundmi Manchester City.

Sipas ‘Daily Star’, Manchester City ka bërë gati një ofertë të parefuzueshme për lojtarin dhe Dortmundin.

City mendon t’i ofrojë 70 milionë funte për Dortmundin, ndërsa Aubas kontratë pesë vjeçare me tetë milionë funte në stinor.