Ederson e prezanton Lamborghinin që kushton gjysmë milioni euro, këpucët e tij kushtojnë 750 euro

‘Gardiani’ i Manchester Cityt, Ederson i ka shpenzuar gjysmë milioni euro për veturën e tij të re, Lamborghini, shkruan Zëri.info.

Portieri brazilian i Cityt e ka prezantuar vetën e tij të re në rrjetin social ‘Instagram’.

Por, një detaj që bie në sy janë edhe këpucët e tij që nuk duken aq të bukura, mirëpo që kushtojnë 750 euro.

Ederson (25-vjeçar) është një ndër portierët më cilësor në Premierligën angleze.

Kujtojmë se atë e ka rival portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric, i cili është portier i dytë te skuadra e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola.

Ndryshe, Manchester City në këtë edicion po ‘lufton’ për titullin e kampionit në Angli si dhe trofeun e Ligës së Kampionëve.