E trishtë, ylli i Portos kërkon ta zëvendësojë veten nga fusha pas abuzimeve të rënda raciste

Sulmuesi i Portos, Moussa Marega tentoi ta zëvendësojë veten nga fusha pas fyerjeve të rënda raciste që mori nga tifozët e Vitoria de Guimaraes.

Reprezentuesi i Malit festoi pasi shënoi gol ndaj ish-ekipit të tij dhe më pas pasuan fyerjet me thirrje majmunësh nga tifozët vendas.

Pas këtij abuzimi, ai tentoi të largohej nga fusha dhe u desh ndërhyrja e bashkëlojtarëve për ta ndalur.

28-vjeçari dukej tejet i hutuar derisa lojtarët tentonin ta qetësonin.

Më pas ai ua tregoi gishtin e mesëm tifozëve që e fyen.