E shtunja e vendasve, ndryshon renditjen tabelare

162

Dita e shtunë ka qenë me fat për skuadrën e Hajvalisë, Prishtinës dhe Llapin, që këtë vikend ishin në cilësinë e skuadrave nikoqire. Njëherit rezultatet e regjistruara në këto përballje kanë ndryshuar edhe renditjen tabelare, me ç’rast tani kampionati kryesohet nga një skuadër tjetër, njofton Gazeta Sheshi.

Fitoren më të ëmbël këtë të shtunë pa dyshim se e ka realizuar Hajvalia në përballje me Dritën. Pos hakmarrjes ndaj skuadrës së Dritës, skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka marrë edhe kryesimin në renditjen tabelare.

Për të lexuar raportin e kësaj ndeshje kliko në: http://gazetasheshi.com/2016/03/12/hajvalia-merr-frenat-e-superliges/

Fitore tjetër me rëndësi në garën për titull ka realizuar edhe Llapi. Skuadra e Tahir Batatinas e ka dërmuar Istogun, duke e mposhtur me shifra të thella 5-0.

Në duelin tjetër të zhvilluar në kryqytet, Prishtina ka rigjetur formulën e fitores, derisa ka mposhtur pastër Lirinës, 2-0.

Në vazhdim ju ftojmë në ndiqni tabelën pas dueleve të ditës së shtunë:

renditja

/Gazeta Sheshi/