E shtune e pasur me futboll, ndeshje interesante luhen në Evropë

Në pesë kampionetet më të forta të futbollit evropian – Premierligë, Liga 1, Bundesligë, Serie A dhe La Ligë sot do të zhvillohen shumë ndeshje interesante.

Në Premierligën angleze, kampioni në fuqi, Liverpooli është mysafir i Brightonit me fillim nga ora 13:30, kurse nënkampioni Manchester City është nikoqir i Burnleyt.

Në kampionatin elitar francez, kampioni Paris Saint-Germain e pret Bordeauxin në kryeqytet.

Në Bundesligën gjermane, Bayern Munichu i shkon Stuttgartit, derisa Dotmundi e pret në shtëpi Kolnin.

Ndeshje interesante në këtë xhiro të Bundesligës zhvillohet edhe mes Borussia Monchengladabachut dhe Schalkes.

Në Serie A, Interi kërkon këndellje derisa i shkon Sassuolos, teksa Juvnetusi është mysafir i Beneventos.

Dhe për fund, në Spanjë, Real Madridi e pret Alavesin në shtëpi, derisa Atletico Madridi luan si mysafir i Valencias në kryendeshjen e kësaj jave.