E rrallë, skuadra kosovare stërvitet ‘live’ (FOTO)

Janë të rralla rastet në futbollin kosovar në këtë kohë pandemie kur trajnerët mund të kenë nën kontrollë të gjithë futbollistët, të cilët kryejnë stërvitjet.

Por, kështu nuk mund të thuhet edhe për skuadrën kampione të juniorëve, Llapin.

Të udhëhequr nga trajneri, Blerim Bunjaku, çdo mbrëmje futbollistët e tij duhet të ‘vizatohen online’ për stërvitjet e forcës, kurse paradite me GPS monitorohen vrapimet, të gjitha sipas planprogramit, shkruan Gazetasheshi.com.

Pavarësisht situatës, këta futbollistë për asnjë moment nuk janë ndalur, fal përkushtimit të Bunjakut.

Gjithsesi, praktikë e mirë që mund të ndiqet edhe nga skuadrat seniore.