E rrallë/ Marcelino largohet në lot te Valencia: Më hoqën se fitova Kupën, duhej ta refuzonim

Një situatë e rrallë dhe tërësisht e pazakontë vjen nga Spanja, atje ku është larguar trajneri i Valencias, Marcelino. I pakuptimtë ishte vendimi i këtij klubi, pasi Valencia arriti të kualifikohej në “Champions League”, por pa harruar edhe faktin se fitoi “Copa del Rey” ndaj Barcelonës.

Por çuditërisht do të ishte ky triumfi i fundit i arritur që sollin edhe këtë shkarkim. Të paktën kështu e mendon Marcelino, që mos lotëve do të shprehej:

“Unë jam i sigurt, pas asnjë dyshim, që të gjithë këtën situatë të keqe e solli fitimin i Kupës. Përgjatë gjithë sezonit ne kishim marrë mesazhe direkte dhe indirekte se duhej ta refuzonim.

Por tifozët donin të luftonin për atë, lojtarët gjithashtu ishin të bindur për ta fituar. Stafi i trajnerëve kërkonin të luftonin për Kupën. Por fitimi i saj në solli deri këtu. E konsideroj veten si një trajner fitues. A do të ishte profesionale që të mos hynim në konkurrim Si do t’i shprehesha lojtarëve që të mos konkurronin? Presidenti më ka uruar më parë vetëm për arritjen në “Champions League”, jo për fitimin e Kupës”, do të shprehej Marcelino.