E pyesin për Pep, Pelegrini braktis intervistën

90

Në Manchester po e quajnë “mallkimi Guardiola”. Që kur është zyrtarizuar se Pep Guardiola do të zëvendësojë Manuel Pelegrinin në fund të këtij sezoni, “qytetarët” nuk fitojnë më kundër ekipeve të mëdha në Premier Ligë, madje nuk e kanë ndjerë shijen e suksesit me të 16 skuadrat e para të kampionatit, duke mundur vetëm Sanderland-in, Aston Villën dhe barazuar me Norwch-in.

Dhe pyetja e gazetarit të “Sky Sports”, Joff Srivs, nëse sezoni i City ka marrë tatëpjetën pas zyrtarizimit të pasardhësit të kilianit në “Etihad”, shkaktoi largimin e inxhinierit nga intervista pa dhënë përgjigje pas humbjes në derbin me Manchester United të dielën. Trajneri tha: “Unë flas vetëm për ndeshjen dhe asgjë tjetër”, dhe më pas u largua.