E përjetoi vet, Shaw mesazh emocionues për Demba Ba

173
Mbrojtësi i Manchester United, Luke Shaw, i ka dërguar mesazh Demba Ba’s, pasi ky i fundit e theu këmbën në kampionatin kinez.

Luke Shaw ka thënë se i vjen keq për lëndimin e rëndë që e ka pësuar sulmuesi senegalez, Demba Ba.

Ba e theu këmbën në ndeshjen Shanghai Shenhua – Shanghai SIPG, ndërsa edhe Shaw e kishte pësuar një lëndim të njejtë ndaj PSV-së në Ligën e Kampionëve.

“Tung Demba. Më vjen keq për lëndimin e fundit të cilin e ke pësuar. Kam kaluar nëpër të njejtën gjë dhe e di si po ndihesh tani… T’i dëshirojë gjithë të mirat dhe shpresoj që operacioni të jetë i suksesshëm dhe rehabilitimi yt të jetë i shpejtë dhe të kthehesh në fushë”, ishte mesazhi i Shaw për Ba.