E papritur: Ylli i Gjilanit dënohet me tre muaj moslojë

Komisioni Disiplinor i FFK-së është treguar më i ashpër se kurrë për ndeshjet e dy xhirove të fundit.

Kësisoj, dënimet më të ashpëra vijnë nga dueli i luajtur dje ndërmjet Gjilanit dhe Vëllaznimit. Krahas klubit vendas, keq ka pësuar edhe sulmuesi, Gëzim Rusi dhe dy trajnerët, Arbnor Morina e Ismet Munishi. Keq e ka pësuar edhe vëzhguesi i ndeshjes, Naser Sinani.

KF “ GJILANI “ nga Gjilani në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; IV-të ( katërt ) të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – VËLLAZNIMI e zhvilluar në Gjilan ( raportet e zyrtarëve; fuerje, sharje dhe ofendime minutat 51,58,80 ,drejtuar trajnerit dhe lojtarëve mysafir, – ndalja e lojës për dis minuta dhe kërkesa e gjyqtarit që të ndërpriten ofendimet e tifozerisë nikoqire ) – raportet e zyrtarëve ;
DENOHET
Me të holla në shumë prej 1500 euro ( njëmijë e pesqind ) në bazë të rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3

ARBNOR MORINA ; kryetrajner i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve josportive pas përfundimit të takimit fyen me fjalë të rënda asostentin e dytë duke e fyer stemën e FIFA-së ) në ndeshjen e javës së IV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – VËLLAZNIMI e zhvilluar në Gjilan, ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 300 euro ( treqind ) në bazë të rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishem ( data e publikimit në faqen zyrtare të FFK-së )

ISMET MUNISHI ; kryetrajne në klubin e futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje dhe sharje drejtuar tifozerisë nikoqire ) në ndeshjen e javës së ; katërt ( IV ) të Valasueperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – VËLLAZNIMI e zhvilluar në Gjilan ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 300 euro ( treqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishem ( data e publikimit në faqen zyrtare të FFK-së )

GËZIM RUSI ; lojtar i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani , me numër të fanelës sportive 10 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të kartelës ID – 000531M94, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave ( goditje e lojtarit kundërshtar kur ky nuk posedonte topin ) në ndehjen e javës së katërt ( IV ) të Valasuperligës së Kosovës në futboll pëe kategorinë e seniorëve ; GJILANI – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje për ; 3 ( tre ) muaj të radhës pr të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1.

NASER SINANI ; delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në kryerjen e detyrës zyrtare (fshehhja e rastit kur lojtari nikoqir godet me kokë pa top lojtarin mysafirë ) në ndeshjen e javës së ; katërt ( IV ) të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funkcionit të delegatit në kohëzgjatje për; 1 ( një ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës,në bazë të Rregullores disipinore neni 78 pargrafi1 pika 1.