Trajneri francez i Arsenal-it, Arsene Wenger, ka deklaruar se tani për tani ka nevojë për ta transferuar sulmuesin suedez të Paris SG, Zlatan Ibrahimovic-in, transmeton Gazeta Sheshi.
Në konferencën e zakonshme para dueleve të fundjavës, Wenger është pyetur nga gazetarët për një interesim të mundshëm të topçinjëve për ta transferuar Ibra-n, mirëpo ai iu përgjigj shkurt:
“Për momentin jo. Nuk e kemi ndërmend të bëjmë një lëvizje të tillë”.
Ibrahimovic këtë sezon ka realizuar hiç më pak se 35 gola më shumë se çdo sulmues tjetër i Arsenal-it, derisa Wenger është duke bërë një tjetër gabim që po e refuzon suedezin.
Një të tillë e kishte bërë disa vite më herët, derisa kishte refuzuar për ti ofruar një kontratë yllit të ri në atë kohë.
/Gazeta Sheshi/