E pabesueshme: tifozi e fton lojtarin e tij të dalin në ring boksi (VIDEO)

91

Skuadra e Aston Villës edhe zyrtarisht është larguar nga elita e futbollit anglez, deri sa ky fakt ka irrituar tej mase mbështetësit e saj. Madje njëri nga ta ka marrë guximin të sfidojë mbrojtësin anglez Joleon Lescott që të dalë në ring për ti sqaruar hesapet, përcjellë lajmin Gazeta Sheshi.

“Për të gjithë ata që nuk më njohin mua, unë jam James Steven Barry Burrows dhe kam një mesazh të vogël për për Joleon Lescott. Kështu që nëse ndonjë mik i imi ka Twitter apo Whatsapp e tij, le ti dërgoj këtë video. Pasi ai më ofroi në ndeshesha me të jashtë, ja ku jam tani”, ka shkruar tifozi deri sa ka publikuar këtë video:

 


Ish-reprezentuesi anglez e kishte ftuar fillimisht tifozin gjatë ndeshjes së fundit që të dalë jashtë stadiumit dhe ti sqarojnë hesapet, pasi ata po i ofendonin gjithë lojtarët e Villa-s, që duelin e fundit e humbën 1-0 ndaj Manchester United në udhëtim.

/Gazeta Sheshi/