E pabesueshme: Skuadra spanjolle bën transferimin më të shtrenjtë në histori, por futbollisti del i droguar

278

Sulmuesi i Ecuador, Jose Angulo, protagonisti më i madh i Coppa Libertadores me skuadrën e Independiente del Valle, e mundur në finalen e dyfishtë nga Atletico Nacional di Medellin, ka rezultuar pozitiv në testin antidoping të bërë pas finales së kthimit në përfundim të turneut Amerikano-Jugor. Një zhgënjim i madh, por që në të vërtetë, lajmi më i hidhur lidhet ngushtësisht me skuadrën spanjolle të Granadas. Kjo e fundit, gjatë kësaj merkato vere, ka thyer rekordin e klubit, pasi ka blerë futbollistin për shumën 4 milionë euro, madje duke lidhur një kontratë 5-vjeçare.

Kokaina “vret” merkaton e klubit spanjoll në La LigaGjithçka është konfirmuar nga drejtori sportiv i skuadrës Grandada, Javier Torralbo. Ky i fundit duke konfirmuar faktin që Angulo ka rezultuar pozitiv në testet e kryera në përfundim të turneut, ka bërë me dije edhe substancën e ndaluar që është gjetur në trupin e futbollistit, e tipit kokainë. “Për mua ishte sikur të më kishte rënë tavani mbi kokë. Sapo kishim finalizuar marrëveshjen dhe lidhëm kontratën me një futbollist shumë të rëndësishëm për Granadën. Për ne ishte shumë e vështirë. Gjithsesi, ne nuk jemi përgjegjës për veprimet e të tretëve. Shumë shpejt nisëm të punojmë për të zgjidhur problemin. E kemi transferuar çështjen te departamenti ligjor i klubit”, deklaroi Torralbo. Ky i fundit ka njoftuar se institucionet përkatëse mund ta dënojnë Angulon deri në dy vite, ndaj dhe klubi tashmë po punon për të anulluar dhe shfuqizuar kontratën e lidhur me  blerjen e bujshme të kësaj vere, që nuk luajti për asnjë minutë me Granadan.