E pabesueshme: Skuadra norvegjeze nuk e lejon Realin të ushtrojë në fushën e tyre

164

Real Madrid dhe Sevilla do të ndeshen në Superkupën e Evropës në Lerkendal Stadium të Norvegjisë, mirëpo skuadrës madriliene i ka dalur një problem sa i përket seancave stërvitore. Ekipi nga divisioni i katërt Mavlik IL, nuk po i lejon mbretërit të shfrytëzojnë terenin e tyre, për një arsye mjaft qesharake.

Ekipi i këtij vendi ka mbi 300 fëmij të regjistruar në akademinë e futbollit, të cilët janë të interesuar ti shohin yjet madrilienë nga afër.

Mirëpo, trajneri Zinedine Zidane ka kërkuar që stërvitjet të mbahen me dyer të mbyllura, duke përjashtuar kështu çdo tifoz të pranishëm, transmeton Gazeta Sheshi.

Zinedine-Zidane-talks-to-Real-Madrid-man-Cristiano-Ronaldo
Kjo ka irrituar zyrtarët e këtij klubi që i kanë mbyllur derën më herët mbretërve.

“Fëmijët e akademisë dëshirojnë të mësojë diçka nga yjet si Ronaldo, Bale dhe Modric, por ata kanë kërkuar të mos jetë askush prezent kur ata stërvisin. Ne nuk mund ta pranojmë këtë, pasi ata janë vetëm fëmijë. Të shohim tani nëse Zidane do përdor njërin nga parqet e qytetit për të përgatitur ndeshjen e Superkupës së Evopës”, ka deklaruar Petter Roksvaag, njëri nga udhëheqësit e këtij klubi.

Kujtojmë që Real Madrid dhe Sevilla do të ndeshen më 9 gushtë në Lerkendal Stadium të Norvegjisë.

/Gazeta Sheshi/