E pabesueshme: Reenes refuzon paratë e Barcelonës për Bembele-n

98

Barcelona është e interesuar të nënshkruajë me talentin e ri francez Ousmane Dembele-n. Mirëpo, pengesë për ta kryer këtë operacion është klubi i tanishëm i futbollist, Rennes, e cila po refuzon shitjen e futbollistit, transmeton Gazeta Sheshi.

France Football në artikullin e publikuar ditën e hënë ka shkruar për refuzimin e 35 milionë eurove nga skuadra franceze.

Dembele ishte duke u kërkuar nga skuadra blaugranase në mënyrë që ai të luajë fillimisht për Barcelonën B, më pastaj të transferohet tek skuadra e parë. Gjigantët anglez, Liverpool, Manchester City dhe Chelsea, gjithashtu janë të interesuar për shërbimet e 18-vjeçarit.

/Gazeta Sheshi/