Drejtuesit e Real Madridit duan të eliminojnë Wolfsburgun dhe të kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ata për të arritur këtë po mundohen të shfrytëzojnë edhe fushën, ku kanë ndryshuar dimensionet e saj.
Nga frika se Wolfsburg do të mbyllet në mbrojtje, Reali ka zgjeruar fushën, për të ofruar hapësirë më të mëdha për sulmuesit e saj.
Mbetet të shihet nëse kjo do të ketë sukses në fund.