E pabesueshme: Real Madrid vazhdon të kryesojë listën e klubeve

104

Përkundër formës jo shumë të mirë kohëve të fundit, skuadra e Zinedine Zidane-s vazhdon të dominojë në renditjen e përgjithshme të klubeve. Real Madrid ka gjithsej 163.542 pikë, ndërkohë më pas e ndjek skuadra gjermane Bayern Mynih me 153.435 pikë, transmeton Gazeta Sheshi.

Skuadra e Barcelonës vjen më pas me 152.542 pikë, përpara skuadrës së Chelseat dhe Atletico Madridit.

Koeficienti i klubeve llogaritet në bazë të paraqitjeve të skuadrave europiane në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligës.

Real Madrid, gjithashtu kryeson listën e skuadrave më të pasura në botë, pavarësisht faktit se nuk po kalojnë në një periudhë të mirë.

/Gazeta Sheshi/