E pabesueshme: përmes twitterit e largojnë gjyqtarin i cili ishte tifoz i Leicesterit

146

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur këtë javë në kampionatin anglez të futbollit, me ç’rast tregon fare mirë se lufta për titull në ishull duket më e zjarrtë se kurrë. Me Leicesterin Cityn i cili po shkon drejt realizimit të një ëndrre historike tashmë presioni është shtuar më shumë se kurrë, pas daljes në shesh se gjyqtari i ndeshjes Stoke City – Tottenham Hotspur (skuadrës që po lufton për titull) është tifoz i “Dhelprave”, transmeton Gazeta Sheshi.

Kevin Friend, 44 vjeçar, ishte deleguar për ta gjykuar atë ndeshje, mirëpo pas reagimeve të shumta në rrjetin social Twitter të tifozëve londinez të Spursave, FA ka vendosur ta zëvendësojë atë me një gjyqtar tjetër.

Krejt ky veprim ka ndodhur për ti ikur zërave për ndonjë trukim të mundshëm dhe Federata Angleze nuk dëshiron ti lejojë asgjë rastit.

Gjashtë javë para fundit Leicester City udhëheq kampionatin me shtatë pikë më shumë se Tottenham Hotspur.

/Gazeta Sheshi/