E pabesueshme: Lojtarët rrahin tifozët e tyre

104

Nëse keni dëgjuar çdoherë se tifozët kanë sulmuar lojtarët e tyre, bëhuni gati të dëgjoni një kuriozitet të ngjajshëm, kur lojtarët rrahin tifozët e tyre. Gjatë një ndeshje të Super Ligës angleze të ragbit ndërmjet Giants dhe Salford Red Devils ka përfunduar me përleshje, transmeton Gazeta Sheshi.

Tifozët vendas kishin filluar të fyejnë lojtarët e tyre dhe kishin shfaqur agresion në shkallët e tribunave, deri sa kanë ndërhyrë vetë lojtarët për tu përleshur me tifozët.

“Kemi parë fëmijet teksa qanin, të frikësuar për vdekje, ishte e tmerrshme. Aty kishte gra shtatzëna të cilat gjithashtu ishin të friksuara, ndërkohë disa idiotë po i shtynin ato”, ka deklaruar njëri nga futbollistët.

/Gazeta Sheshi/