E pabesueshme: James Rodrigues mund të përfundojë tek kjo skuadër

223

James Rodriguez mund të largohet nga Real Madridi këtë verë, me Premierligën si destinacionin më të mundshëm.

Pas interesimit të Manchester United, Chelsea dhe PSG-së, garës për kolumbianin i është futur edhe West Ham United, përcjell Lajmi.net nga Marca.

“Çekanët” përfunduan në vendin e shtatë në Premierligë sezonin e kaluar, me vetëm katër pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve, ndërsa janë duke tentuar që ta sjellin një yll në skuadër për edicionin e ri.

Real Madridi i kërkon 80 milionë euro për futbollistin, ndërsa asnjëri nga klubet e lartpërmendura nuk e ka tejkaluar shifrën e 60 milionëve.