E pabesueshme, Hazard dëmtohet sërish

Telashet për yllin belg Eden Hazard nuk kanë të ndalur që nga ardhja e tij me shumë buj nga Chelsea te Real Madridi.

Eden Hazard është dëmtuar sërish. Real Madrid ka nisur fazën përgatitore por ka marrë një lajm të keq.

Sulmuesi belg ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës. Hazard po zhvillon një program stërvitjeje specifik që të rikthehet në formë, pasi si të mos mjaftonte dëmtimi erdhi mbipeshë nga kombëtarja e Belgjikës.

Real Madridi është i zhgënjyer me sulmuesin pasi deri tani nuk ka justifikuar shpenzimin e bërë për të.