E pabesueshme: Chelsea kërkon përfundimin e huazimit të Pato-s

110

Skuadra londineze është duke kërkuar mundësinë e shkëputjes së marrëveshjes me Alexandre Paton, e cila e mbante të lidhur sulmuesin brazilian në Stamford Bridge, deri në fundin e sezonit , transmeton Gazeta Sheshi.

Ish-sulmuesi i Milan-it, ka ardhur tek kampionët anglez gjatë merkatos së janarit, dhe megjithëse ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me blutë, zyrtarët e kësaj të fundit kërkojnë përfundimin e marrëveshjes me brazilianin.

Tani ajo që del e humbur do jetë skuadra braziliane Corinthias, e cila pati mundësinë ta shiste në Kinë, mirëpo refuzoi dy oferta mjaft të mira.

/Gazeta Sheshi/