E ofendoi dhe sulmoi gjyqtarin, dënim i rëndë për Skënder Kaprën

Komisioni Disiplinor  i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 16.04.2019, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhjet e kaluara si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e Komisioneve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara në javën e fundit datë  13-14.04.2019, për kundërvajtësit dhe për të njëjtit duke iu referuar raporteve zyrtare  nga rastet e iniciuara, konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E :

SKENDER  KAPRA ; trajner në klubin e futbollit “LIRIA“ nga Prizreni me numër të ID kartelës; 00289 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e  kaluar e komisionit datë 12.04.2019,  për ofendime me pastaj sulm fizik në gjyqtarin kryesor  të ndeshjes së javës së; XVI-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e katedëve  në  nivel nacional; LIRIA – 2 KORRIKU  e zhvilluar me datë  06.04.2019 në Prizren  (raportet zyrtare nga ndeshja;) bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi  1; DENOHET ; me ndalesë të kryerjes së funksionit  të trajnerit dhe funksioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare në kohëzgjatje për; 12  muaj  (dymbëdhjetë muaj)

ERDOGAN  BRANDO;  trajner në klubin e futbollit  “VËLLAZERIA“ nga  Zhuri i Prizrenit, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor datë; 10.04.2019, për sjellje të gabuara (kërcënime dhe ofendime drejtuar gjyqtarëve) në ndeshjen e javës së; XXI-të të Ligës së Dytë  të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  PASHTRIKU – VËLLAZERIA,  e zhvilluar me datë 07.04.2019 në Rogovë të Hasit, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 3; DENOHET;  me ndalesë të kryerjes së funksionit të trajnerit dhe detyrave tjera në klub në kohëzgjatje për; 2 (dy  muaj) për të gjitha ndeshjet vijuese  zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.