E mërkurja e miqësoreve: Ja duelet që zhvillohen nesër

474

Skuadrat kosovare ndodhen në vlugun e përgatitjeve. Derisa Feronikeli ka zgjedhurn Maqedoninë, përkatësisht Ohërin për ti vazhduar përgatitjet, skuadrat e tjera ndodhen në fazën e testimit, me ç’rast po zhvillojnë disa ndeshje kontrolluese.

Kështu gjatë ditës së mërkurë priten të zhvillohen tri duele, mëson Gazeta Sheshi.

Trepça – Drenica, pritet të jetë përballja më interesante me ç’rast takohen dy skuadrat e superligës. Stadiumi “Adem Jashari” do jetë arenë takimi ndërmjet dy ekipeve që pritet ti masin forcat para fillimit të edicionit të ri futbollistik. Dueli fillon nga ora 17:00.

Në ndeshjen tjetër Gjilani i bën “konak” ekipit të Vllaznisë që garon në Ligën e Parë. Ndeshja fillon nga ora 15:00 dhe zhvillohet në terenin sintetik afër varrezave të qytetit.

Pasi u testuan nga kampionët e vendit, skuadra e Lirisë ul siparin duke u ndeshur me skuadrën e Dukagjinit që gjithashtu garon në Ligën e Parë. Takimi zhvillohet në stadiumin e Dukagjinit në Klinë, derisa fillon nga ora 17:00.

/Gazeta Sheshi/